TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Blinken: Nuk duhet të ketë rikthim të konflikteve në Ballkanin Perëndimor
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se NATO-ja do të vazhdojë të punojë për të siguruar qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe se nuk do që të shohë rikthimin e konflikteve të së kaluarës. Pas takimit të NATO-s në Bruksel, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkoi në Shkup ku do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së. Policia e Kosovës arrestoi disa pjesëtarë të Partisë Socialdemokrate, pjesëtarët e së cilës protestuan të mërkurën kundër vizitës së kryetares së Gjykatës së Posaçme më seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.