TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Gërvalla: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të zbatohet në tërësi
Forcat izraelite vazhdojnë sulmet e intensifikuara ajrore dhe një operacion tokësor me tanke në Gazë. Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla Schwartz thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet e gjitha dhe se një zbatim i pjesshëm nuk do të sillte përparimin e synuar. Në Maqedoninë e Veriut, opozita kërkon që zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, por për këtë nuk po mundet të bjerë dakord me qeverinë.