TV Schedule
Ditari- Situatë e qetë në veriun e Kosovës pas përplasjeve të së premtes
Situata në veriun e Kosovës paraqitet e qetë kete te shtune, një ditë pasi qytetarësh serb u përplasën me policinë e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe, për të hyrë në zyrat e tyre. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe, por tha se do të qëndrojë në krye të shtetit dhe do të krijojë një lëvizje të re politike për ta bashkuar vendin. Sektori turistik në Shqipëri po njeh gjithnjë e më shumë nevojën për punonjës për shkak të ritmeve të larta të emigrimit të të rinjve, por edhe sfidave me kualifikimin. Sipas të dhënave zyrtare në vitin aktual mësimor në Shqipëri janë regjistruar në arsimin profesional rreth 2.200 nxënës më pak se dy vite më parë.