TV Schedule
Ditari - 24 vjet më pas, familjarët kujtojnë 400 të vrarët nga forcat serbe në Mejë
Reportazh nga Meja ku më 27 prill 1999 forcat serbe vranë afro 400 civilë shqiptarë. Kjo datë është shpallur si dita kombëtare personave të zhdukur gjatë luftës. Ndërkohë në Uashington, u mbajt një aktivitet për një libër që sjell dëshmi mbi vrasjet nga forcat serbe të 1432 fëmijëve shqiptarë. Në Shqipëri, me rritjen e shpejtë të përdorimit të internetit dhe shërbimeve, ekspertët paralajmërojnë për pasojat tek shëndeti mendor, rritja e kriminalitetit dhe bullizimit, kryesisht mes të rinjve, Në Shtetet e Bashkuara, guvernatori i Floridas Ron DeSantis e quajti të pabazë një padi të ngritur ndaj tij nga kompania Disney. Mosmarrëveshja mes guvernatorit republikan dhe kompanisë filloi para një viti kur Disney kundërshtoi një ligj të shtetit të Floridas që ndalon mësimdhënien për orientimin seksual dhe identitetin gjinor në shkolla.