TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari- BE thirrje Kosovës e Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve pa parakushte
Këshilli Europian shprehu keqardhje për mos zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit nga Kosova e Serbia, pas takimeve ne Bruksel me udheheqesit e BE-së të kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiç. Përmes një deklarate, Këshilli Europian, u bën thirrje te dyja vendeve të zbatojnë pa vonesë dhe parakushte marrëveshjet. Në Shqipëri, autoritetet njoftuan sot se vendi ka dalë nga “lista gri” e vendeve me mangësi në luftën kundër pastrimit të parave. Ndërkaq një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësoi ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se turizmi do të vijojë të jetë një motor i rritjes së saj. Forcat izraelite ndërmarrin një tjetër sulm tokësor në Rripin e Gazës.