TV Schedule
Ditari-Donald Trump, paraqitet në burgun e Xhorxhias, thotë se është i pafajshëm
Ish-presidenti Donald Trump, u paraqit të enjten në burgun e Qarkut Fulton të shtetit të Xhorxhias dhe më pas u tha gazetarëve se është i pafajshëm. Ishte hera e parë që një ish-president amerikan fotografohej si i arrestuar. Në Mitrovicën e Veriut autoritetet konfirmuan sot shtyrjen e zbatimit të vendimit për lirimin e një ndërtese komunale nga punonjësit e strukturave serbe . Por sipas Komunitetit ndërkombëtar zbatimi ketij vendimi do te përshkallëzonte situatën në veri të Kosovës. Në mbyllje të vizitës 2-ditore në Shkup, I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se pret vazhdimin e procesit të ndryshimit të Kushtetutës, të cilin SHBA dhe BE e konsiderojnë si një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian te Maqedonise se Veriut. Por drejtuesi i opozitës i tha zotit Escobar se është kundër këtyre ndryshimeve.