TV Schedule
Ditari - Shqipëri, eksportuesit kërkojnë ndihmë përballë zhverësimit të valutave
Në Shqipëri, shoqatat e eksportuesve kërkuan sot ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të shmangur falimentimin e tyre prej forcimit të monedhës vendase mbi 15 për qind në raport me valutat e huaja. Qeveria po i mbështet këto biznese me disa masa lehtësuese dhe thotë se forcimi i lekut ka ardhur prej fuqizimit të ekonomisë. Në Kosovë meteorologët thonë se temperaturat përvëluese të verës mund të thyejnë rekordin prej 40.8 gradë Celsius të shënuar pothuajse 36 vjet më parë. Ndërkohë sipas një raporti të publikuar sot, nxehtësia ekstreme në zona të mëdha të Amerikës së Veriut, Evropës dhe Kinës, ka shumë mundësi të jetë shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Rrëfimi nga brenda Koresë së Veriut i korrespondentes së Associated Press Jean Lee. Jeta prej reportereje në vendin e izoluar.