TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Presidenti Biden shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2024
Presidenti Joe Biden hap fushatën për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Nëpërmjet një videoje drejtuar amerikanëve, ai premton shërim të “shpirtit të kombit”, të trazuar sikurse tha nga presidenca e Donald Trumpit. Rikandimi i tij vjen mes shqetësimesh edhe brenda kampit demokrat lidhur me moshën e presidentit. Reagon ish-Presidenti Trump, kritikon qëndrimet e rivalit të tij lidhur me emigracionin, inflacionin e lartë dhe mënyrën e menazhimit të tërheqjen së trupave amerikane nga Afganistani. Bashkimi Evropian tha sot se pret nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë me shpejtësi e mirëbesim të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur në Ohër. Ajo parashikon ndër të tjera që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.