TV Schedule
Ditari-Putin e cilëson tradhëti kryengritjen e armatosur të grupit Wagner ndaj Kremlinit
Kryengritje e armatosur e grupit Wagner ndaj Kremlinit. Presidenti rus Vladimin Putin e cilëson tradhëti dhe paralajmëron ndëshkime të ashpra Perëndimi thotë se po ndjek nga afër zhvillimet në Rusi ndërsa bën thirrje për mbrojtje të civilëve. Ankaraja njofton se Presidenti Erdogan bisedoi me homolgun Putin dhe se Turqia ishte e gatshme të kontrubuonte për të zgjidhur situatën në rrugë paqësore. Policia e Kosovës paraqiti të shtunën një sasi të konsiderueshme armësh, të cilat janë gjetur në një makinë me targa të Beogradit, në qytetin e Zveçanit të banuar me shumicë serbe në veri të vendit. Në Shqipëri, sipas të dhënat zyrtare është rritur numri i të miturve në konflikt me ligjin, kryesisht për vepra penale që lidhen me narkotikët dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.