TV Schedule
Ditari - Shqipëri, shoqëria civile në sfidë mbijetese
Pas zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, vëzhguesit ngrenë shqetësimin se përfaqësuesit e rinj të zgjedhur, do të kenë vështirësi ose pamundësi për të kryer funksionet e tyre. Ndërkohë Kryeministri Albin Kurti, fajësoi Beogradin, për bojkotimin e zgjedhjeve nga banorët serbë. Bashkimi Evropian tha se zgjedhjet ishin në pajtim me kuadrin ligjor të vendit, por theksoi se ato nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjata dhe bëri thirrje për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht nevojën e fuqizimit të shoqërisë civile në Shqipëri, por në një takim sot të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile, përfaqësues të saj thonë se po kalojnë një periudhë të vështirë sfidash konkrete të mbijetesës