TV Schedule
Ditari - SHBA këshillon Izraelin të shtyjë ofensivën tokësore në Gazë
Në Shqipëri Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit, arrestuar të shtunën nën dyshimet për të paktën dy vepra penale që lidhen me procedurat e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani dhe ndërtimin aty të një kompleksi pallatesh. Për rastin e ish kryeministrit Berisha kjo çështje do të shqyrtohet në një tjetër seancë. Zoti Berisha akuzoi sot Gjykatën e Prokurorinë për gënjeshtra e manipulime. Shtetet e Bashkuara këshillojnë Izraelin të shtyjë ofensivës tokësore për t’i dhënë kohë bisedimeve për lirimin e personave të marrë peng nga Hamasi më 7 tetor. Sot Izraeli përditësoi numrin e pengjeve në 222 nga 150 që u tha fillimisht. Ndërkaq ushtria izraelite njoftoi sot se forcat e saj tokësore kanë kryer një numër të kufizuar bastisjesh në Rripin e Gazës, ndërkohë që kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj objektivave ku, sipas tyre, militantët palestinezë po grumbulloheshin në pritje të sulmit tokësor të Izraelit.