TV Schedule
Ditari - Meta në SPAK për çështjen CEZ
- Presidenti Biden kthehet sot në Uashington pas takimeve në Poloni dhe vizitës së paparalajmëruar në Kiev. Në takimin me udhëheqësit e nëntë vendeve të Evropës Lindore, zoti Biden e cilësoi gabim të madh pezullimin e pjesëmarrjes se Rusise në traktatit START. -Në Shqipëri, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen e vjetër të marrëveshjes për privatizimin e kompanisë shtetërore të shpërndarjes së energjisë. -Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter po kalon momentet e fundit të jetës në shtëpinë e tij në Xhorxhia. Shumë qytetarë amerikanë vlerësojnë figurën e zotit Karter gjatë kohës kur ai ishte president por edhe më pas.