TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, ligji për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore shkakton debate
Në Shqipëri, kritikët e shohin të parakohshëm ligjin që i hap rrugën kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore, duke argumentuar se sundimi i ligjit është i dobët dhe vendi vazhdon të jetë burim dhe pikë tranziti për bimët narkotike. Në Kosovë, një pjesë e partive opozitare dorëzuan ankesa në Gjykatën Kushtetuese , duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për pagën minimale, I cili ngjalli reagime të shumta pasi nuk përfshin kategoritë e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zyrtarët amerikanë vazhduan këtë javë përpjekjet për të krijuar një dialog me Kinën. Mes vizitave të profilit të lartë në Pekin, ishte edhe ajo e ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger.