TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Biden në Poloni: Kievi qëndron i fortë, NATO më e bashkuar se kurrë
Presidenti Joe Biden mban një fjalim në Poloni, ku siguron aletatët për mbështetjen amerikane për Ukrainën. Fjalimi pason vizitën e tij në Kiev, ndërsa po mbushet një vit nga agresioni rus kundër Ukrainës Presidenti Putin mban fjalimin vjetor në Moskë ku fajësoi vendet perëndimore për luftën në Ukrainë. Ai njoftoi se Moska pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen për kontrollin e armëve bërthamore, START. Në prag të takimit me Presidentin Vuçiç në Bruksel të hënën, Kryeministri Kurti, thote se bisedimet duhet të përqendrohen në propozimin evropian dhe jo në interesin e njërës palë, duke iu referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe.