TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Rusia sulme me dronë e raketa ndaj Odesës dhe Mikolaivit
Moska godeti qytetin port të Odesës për të tretën ditë me radhë. Objektiv i sulmeve ishte infrastruktura e depozitimit dhe transportit të grurit. Në Shqipëri qindra studentë të Universitetit të Mjekësisë protestuan para Kuvendit kundër projektligjit që parashikon punësimin e detyrueshëm të tyre për 5 vjet brenda vendit. Parlamenti u përfshi sërish nga polemikat mes pozitës dhe opozitës lidhur me hetimet e prokurorisë së posaçme për inceneratorët. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës takon përfaqësues të shoqërisë civile e medias, për të diskutuar mbi krizën në veri të vendit dhe qasjen e qeverisë ndaj saj