TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Escobar: Situata në veri të Kosovës ka potencial të shndërrohet në konflikt rajonal
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari evropian Miroslav Lajçak u shprehën të shqetësuar me situatën në veri të Kosovës duke kërkuar shtensionimin e menjëhershëm të saj. Ndërkohë kryeministr Kurti, konfirmoi të martën pjesëmarrjen në një takim në Bruksel me presidentit serb. Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka rënë dakord të pranojë fajësinë për akuzat federale që lidhen me mospagimin nga ana e tij të taksave federale. Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzon 32 nga 35 dronët iranianë të lëshuar nga Rusia në drejtim të rajonit të Kievit