TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - I dërguari amerikan Escobar flet për VOA mbi Asociacionin, zgjedhjet në Veri
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se ai pret që të ketë një propozim nga Kosova për Asociacionin deri më 2 maj. Ai thotë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’i njohin zgjedhjet në Veri, edhe pa pjesëmarrjen e Listës Serbe. Në Shqipëri, analistë të jetës politike vlerësojnë se fushata zgjedhore është ende larg shqetësimeve të qytetarëve, ndërsa institucionet demokratike janë në sprovën e konsolidimit të tyre. Në Maqedoninë e Veriut fillon operacionin, misioni i Agjencisë Evropiane për Rojen Kufitare dhe Bregdetare, Frontex .