TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Escobar: Marrëveshja Kosovë – Serbi, të fillojë menjëherë zbatimi
Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, të botuar sot thuhet se mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha sot se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre është historik dhe palët duhet të fillojnë vënien në jetë të saj. Në teqenë e parë dhe të vetme shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila ndodhet në Miçigan, u shënua të dielën në mbrëmje dita e Sulltan Novruzit.