TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari Presidenti Biden bën vizitë të paparajmëruar në Kiev
Presidenti Joe Biden bën një vizitë të paparalajmëruar sot në Ukrainë, në një gjest solidariteti dhe mbështetjeje që vjen disa ditë para njëvjetorit të nisjes së agresionit rus. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëron Kinën se do të kishte pasoja nëse do të furnizonte me armë Rusinë. Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, zgjedh kryetaren e re të saj, Holta Zaçaj. Por ajo vihet në drejtimin e Gjykatës, pas më pak se një muaj përvojë si anëtare e saj, dhe me një mandat të cunguar.