TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Çështja McGonigal, KM Rama nuk qëndron për seancën me pyetje në parlament
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama përsërit se aktakuza e ngritur ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal nuk e implikon as atë dhe as qeverinë shqiptare. Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të deputetëve. Në Kosovë, opozita kritikon kryeministrin Albin Kurti për pranimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov bisedojnë shkurtimisht me njëri-tjetrin gjatë konferencës të G-20-ës.