TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - SHBA, garë e nxehtë në Virxhinia për pozitën e guvernatorit
Gara në shtetin e Virxhinias po shihet nga demokratët dhe republikanët si provë për zgjedhjet për kongresin që mbahen vitit që vjen. Një raport i publikuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, thekson se Kosova është një nga vendet më të suksesshme në riatdhesimin dhe trajtimin e qytetarëve të saj që ishin pjesëmarrës në luftën e Sirisë, përkrah organizatave terroriste. Vazhdojnë paqartësitë politike në Maqedoninë e Veriut pas njoftimit nga Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, se do të japë dorëheqjen. Analistët mendojnë se zoti Zaev do të qëndrojë në detyrë deri në muajin dhjetor, periudhë kur shpresohet të mbahet konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.