TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - BE: Kurti dhe Vuçiç të vijnë pa parakushte në takim
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që t'i përgjigjen ftesës për një takim në Bruksel në funksion të zgjidhjes së krizës, ndërsa paralajmëroi se shpërfillja e saj, mund të ketë pasoja për të dyja vendet. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të hënën në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, në ditën e dytë dhe të fundit të një vizite që synoi stabilizimin e marrëdhënieve mes dy fuqive. Antony Blinken është sekretari i parë i shtetit që takohet me udhëheqësin kinez që nga viti 2018. Në Shqipëri po rritet ndejshëm interesimi i sipërmarrjeve vendase dhe të huaja për të investuar në tregun e energjisë diellore.