TV Schedule
Ditari- SPAK arrestime lidhur me koncensionin e sterilizimit
Prokuroria e Posaçme SPAK arrestoi sot ish zëvendës-ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës lidhur me koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, me vlere prej afro 100 milionë dollarësh, 8 vjet më parë. SPAK arrestoi edhe fituesin e koncensionit Ilir Rrapaj. SPAK po vazhdon hetimet dhe për këtë çështje ka thirrur për të marre dëshmi ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani. Ujrat e zeza të qytetit të Durrësit vazhdojnë të shkarkohen në det, pavarësisht mbështetjes financiare prej dhjetra miliona dollarësh për zgjidhjen e këtij problemi dhe planit të qeverisë shqiptare për ta transformuar qytetin në një parajsë të turizimit elitar. Gjatë Ditarit do të sjellim një vëzhgim të rrjetit BIRN mbi këtë situatë që ekspertët thonë se është në kufijtë e emergjencës mjedisore. Anketimet e fundit tregojnë mbështetje të ulët për politikat ekonomike të Presidentit Joe Biden.