TV Schedule
Ditari-Ash: Zhvlerësimi i rublës ruse pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha sot se është çështje e brendshme e autoriteteve në Kosovë se si do të mbahen zgjedhjet në veri të vendit por ato do të mundësonin shtensionimin e situatës. Ndërsa këtë të premte në parlamentin e Maqedonisë së Veriut pritet të nisë debati për ndryshimet në Kushtetutën e vendit, analistët thonë për Zërin e Amerikës se ndërhyrjet nuk pritet të miratohen brenda vjeshtës, afatit të vendosur nga Brukseli. Miratimi I tyre kerkon shumice te cilesuar votash, por deri tani opozita I ka kundërshtuar ato. Sipas një ankete të fundit, amerikanët janë thellësisht të ndarë sipas bindjeve partiake në vlerësimin e tyre për ish presidentin Donald Trump, pas akuzave te ngritura ndaj tij. Shumica e amerikanëve nuk pajtohen me zotin Trump, por ai mbetet popullor në mesin e republikanëve.