TV Schedule
Ditari - Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë diskutojnë më zyrtarët e BE-së, por jo me njëri tjetrin
Pas takimeve me zyrtarët e BE-së në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nuk sinjalizuan ndonjë përparim në bisedime. Kryenegociatori i Kosovës tha se çështja e Asociacionit nuk mund të nisë të zbatohet pa nënshkrim të marrëveshjeve, ndërsa kryenegociatori i Serbisë tha se bisedimet do të vazhdojnë për statutin e Asociacionit që sipas tij duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëvendës Drejtori dhe Përgjegjësi për Europën në Qendrën Ndërkombëtare të Migracionit Miks Roberto Forin, thotë se marrëveshja për qendrat pritëse për imigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, nuk sjell ndërlikime për Shqipërinë. Presidenti Joe Biden u takua me Presidentin kinez Xi Jinping në periferi të San Franciskos. Udhëheqësit e dy vendeve ranë dakord të rivendosin komunikimet ushtarake, të punojnë për të vlerësuar kërcënimet nga inteligjenca artificiale dhe të ndërmarrin hapa për të frenuar prodhimin e paligjshëm të fentanilit