TV Schedule
Ditari-Shqipëri, sëmundjet cerebrovaskulare, debat mbi trajtimin e tyre
Shtohen problemet ligjore për ish presidentin Donald Trump. Në Xhorxhia, ai akuzohet për krim të organizuar duke komplotuar me 18 të pandehur të tjerë, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet . Avokatët e ish-presidentit thonë se aktpadia është një sulm poliotik ndaj tij. Në Shqipëri, një sërë procedurash kritike, që mund të bëjnë dallimin mes jetës e vdekjes, nuk ofrohen aktualisht në spitalet publike, ndonëse kryheshin para 6 vjetësh. Pacientët mund t'i kryejnë ato vetëm kundrejt pagesës në spital privat. Gazetarja e Zërit të Amerikës i hedh një vëshrim kësaj situate dhe arsyeve që kanë çuar në këtë gjendje. Në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani tha se shumë shpejt do të përfundojnë procedurat ligjore që i hapin rrugë mbajtes së zgjedhjeve të reja në veri të vendit.