TV Schedule
Ditari - Drejt skadimit marrëveshja për grurin ukrainas, asnjë sinjal nga Moska
Kombet e Bashkuara thanë se po presin ende përgjigje nga Rusia lidhur me marrëveshjen e grurit që skadon më 17 korrik. Moszgjatja e afateve të saj rrit shqetësimet për një krizë globale ushqimore. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se qeveria e tij po angazhohet për një ligj të ri për veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u lanë jashtë ligjit për pagën minimale, të miratuar para dy ditësh. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është hedhur në protestë sot kundër këtij veprimi, që nga opozita në Kosovë u vlerësua si diskriminues. Në Shqipëri, ekspertetët thonë se situata në lumenjtë e vendit se është përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike, ndotjes nga mbeturinat dhe derdhja e ujrave te zeza si dhe ndërtimet e heceve.