TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari- Seminari i 41-të ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Ish presidenti Donald Trump mund të përballet këtë javë me akuzën e katërt penale pas hetimeve në Xhorxhia për ndërhyrje në zgjedhje. Zoti Trump dyshohet se ka ushtruar trysni ndaj zyrtarëve elektoralë të këtij shteti, për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Ish presidenti i ka hedhur poshtë akuzat. Organizata e pakicës greke “Omonia” ka thirrur një protestë në Himarë për të kërkuar lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, I cili ndodhet në burg nën akuzat për blerje votash dhe ende nuk ka marrë detyrën. Në Prishtinë, hapi punimet Seminari i 41-të ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, tema e këtij viti është “Shqipja në rrezik”.