TV Schedule
Ditari- 80 vjetori i Zërit të Amerikës në Shqip
Në Shqipëri, që prej mesnatës së mbrëmshme ka nisur heshtja zgjedhore, ndërsa nesër qytetarët do të mund të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e 61 Bashkive të vendit. Sot mbushen 80 vjet që nga emisioni i parë i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. Më 13 maj të vitit 1943, ndërsa bota ishte përfshirë në Luftën e Dytë Botërore, transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara iu shtua edhe gjuha shqipe. Zëri i Amerikës në shqip, atëhere dhe sot, vazhdon të luajë një rol jetik për t'u sjellë shqiptarëve informacione të paanashme, të sakta dhe objektive, mbi zhvillimet në vendet e tyre, në botë dhe në Shtetet e Bashkuara. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvillon vizitë zyrtare në Itali, merr garancinë e autoriteteve për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.