TV Schedule
Ditari-Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, rrit nivelin e sigurisë në Kosovë
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e Kosovës, të cilën e cilësoi të brishtë pas ngjarjeve të 24 shtatorit. Ambasadori Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qëndron prapa sulmit. Në Tiranë, Kuvendi miratoi sot me shumicë dërrmuese një Rezolutë, ku kërkohet, “një hetim ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës”, siç thuhet në dokument. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po qëndron në Izrael në shenjë solidariteti pas sulmeve të grupit militant Hamas. Ai konfirmoi se gjatë sulmeve janë vrarë të paktën 25 shtetas amerikanë. Ndërkohë sipas të dhenave izraelite mbi 1300 persona kanë humbur jetën që prej sulmeve të befasishme të së shtunës.