TV Schedule
Ditari - SHBA, Këshilli i Atlantikut nderon Dua Lipën për aktivizmin e saj
Artistja me origjinë shqiptare, e njohur botërisht, Dua Lipa, nderohet nga Këshilli i Atlantikut, me një çmim për rolin e saj të shquar udhëheqës, në trajtimin e çështjeve të rëndësishme, sikurse mbrojtja e të drejtave të njeriut e fuqizimi i grave. Zëri i Amerikës sjell një intervistë ekskluzive me këngëtaren e njohur. Në Shqipëri vijon përplasja mes drejtuesve të Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, mbështetësit e këtij të fundit kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Kryetari Basha foli sot për një tallje me anëtarësinë e partisë nga ana e zotit Berisha. Në një deklaratë të përbashkët ministrat e Mbrojtjes të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë ngritën shqetësimin se kriza e migrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi rrezikon të shkojë në një përplasje të armatosur.