TV Schedule
Ditari - Vjosa Osmani: Asociacioni duhet të bazohet tek kushtetuta
Autoritetet amerikane arrestuan sot ligjvënësin republikan George Santos, nën akuzat për mashtrim, pastrim parash dhe vjedhje të fondeve publike. Kjo është në goditja më e fundit ndaj ligjvënësit, të zgjedhur mbi 6 muaj më parë, i cili ka refuzuar thirrjet për dorëheqje, lidhur me gënjeshtra të pasqyruara në CV-në e tij, mbi edukimin dhe kualifikimin profesional. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha sot në Uashington se pika fillestare për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës dhe jo një propozim nga Serbia, që synon krijimin e një Republike Serbe, të ngjashme me atë në Bosnje. Në Shqipëri, ekspertë të pushtetit vendor konstatojnë se të paktën 18 nga 61 bashki kanë probleme me detyrimet e prapambetura, kryesisht lidhur me pagesa të pakryera për investime. Problemet janë thelluar në vitin 2022, dhe për studiuesit në një vit paraelektoral, kjo mund të fshehë qëllimin për të ndikuar votuesit.