TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Kurti: Këmbëngulja e Serbisë për Asociacionin, e dëmshme dhe e padrejtë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilëson të dëmshme e të padrejtë këmbënguljen e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në Shqipëri, sipas një raporti të ri, shtohen ndjeshëm raportimet e fëmijëve dhe adoleshentëve për gjuhën e urrejtjes ndaj tyre përmes internetit. Ekspertët fajësojnë moszbatimin e rregullave të ndërtimit në zonat sizmike për përmasat e katastrofës shkaktuar nga tërmeti në Turqi.