TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Një ish-ushtar dhe një analist izraelit mbi luftimet në Izrael
Ushtria izraelite po vazhdon sulmet ndaj pozicioneve të Hamasit në Gazë duke u zotuar për shkatërrimin e aftësive ushtarake të grupit militant. Deri tani numri i viktimave nga të dyja palët ka arritur në mbi 1600. Analistët thonë për Zërin e Amerikës se grupi militant i Hamasit e kishte planifikuar prej kohësh sulmin ndaj Izraelit dhe se shkalla e dhunës që po vihet re është jashtë kontrollit. Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit zunë në befasi pjesën më të madhe të fuqive të rajonit, por shumë analistë thonë se Irani mund t'i ketë miratuar ato më përpara.