Presidenti Donald Trump parashtroi një numër pretendimesh jo krejt të qarta dhe pa baza reale në një telefonatë me sekretarin e shtetit të Xhorxhias, ku këmbëngulte për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve në këtë shtet, ku ai humbi përballë demokratit Joe Biden.
Shoqata kryesore e mjekëve në Mbretërinë e Bashkuar ka paralajmëruar se mungesa e “transparencës” nga ana e qeverisë mbi shpërndajen e vaksinës ka krijuar probleme të mëdha planifikimi për skemën e vaksinimit.
Për zotin Biden, garat më përcaktuese për Kongresin po vijnë përpara se ai të marrë detyrën
Të hënën vendoset nëse Assange do të mund të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara
Ministri i brendshëm i Francës njoftoi të shtunën një hetim penal për të identifikuar dhe dënuar organizatorët e një feste të fshehtë të Vitit të Ri me të paktën 2,500 pjesmarrës.
Irani tha të shtunën se ka në plan të rrisë shkallën e pasurimit të uraniumit në 20% në objektin e saj nëntokësor bërthamor Fordo.
Departamenti, i cili i ka kërkuar gjykatësit të hedhë poshtë padinë, po përfaqëson Nënpresiedntin Pence në një çështje gjyqësore që i kërkon zotit Pence të ndërhyjë në procesin e deklarimit të fituesit të votave elektorale.
Ndikimi i balotazheve për dy vende në Senat është i mirënjohur: këto dy gara do të vendosin cila parti do të kontrollojë Senatin.
Marrja e pagesave të larta nga bankierët e Wall Street-it dhe korporatat e tjera të fuqishme mund të bëhet problem ndërsa emërimi i Janet Yellen kalon përmes një Senati të ndarë ngushtë
Senatori republikan nga Nebraska, Ben Sasse lëshoi një kritikë të fortë të enjten ndaj përpjekjeve të republikanëve për të kundërshtuar më 6 janar vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi garën presidenciale.
Varanti i ri ka zgjuar shqetësim dhe shumë pikëpyetje që e kanë burimin tek deklaratat e kryeministrit britanik se ai është shumë më ngjitës se varianti dominues i koronavirusit.
Statuja shkaktoi kundërshtime gjatë protestave në mbarë vendin kundër padrejtësive racore.
Qeveria amerikane nxori udhëzimet e para për dietën e foshnjeve dhe fëmijëve të moshës parashkollore, ku rekomandon ushqimin me gji për gjashtë muajt e parë të jetës dhe shmangien e sheqerit në ushqimet për fëmijët nën 2 vjeç.
Varianti i koronavirusit u zbulua në një djalë në të 20-at, i cili është në vetizolim në juglindje të Denverit dhe nuk ka bërë udhëtime kohët e fundit, thanë zyrtarët shtetërorë të shëndetit.
Një udhëtar nga Mbretëria e Bashkuar u sëmur pas mbërritjes në Suedi dhe rezultoi pozitiv, tha të shtunën Agjencia Suedeze e Shëndetësisë.
Megjithë pandeminë, misioni i udhëhequr nga NATO-ja mbetet i pandryshuar: Të ruajë sigurinë në Kosovë siç ka bërë prej mëse dy dekadash.
Veprimet e zotit Trump në javët e tij të fundit në detyrë tregojnë një president i cili po përdor fuqinë e tij ekzekutive për të shpërblyer besnikët e tij e të tjerë persona që ai beson se janë ndëshkuar pa të drejtë nga një sistem ligjor që ai e sheh të njëanshëm ndaj tij dhe aleatëve të tij.
Së bashku me një ministre të qeverisë, ajo u vaksinua gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv për të rritur besimin e popullsisë tek vaksina
Demografët thonë se kjo tendencë reflekton edhe pasojat e dëmshme të pandemisë
Eric Coomer, tha se kërkon që t’i kthehet jeta normale ashtu siç ishte përpara akuzave të rreme që e cilësuan atë si një aktor kryesor në "manipulimin" e zgjedhjeve.
Ngarko më shumë