Uashingtoni ka miliona doza të vaksinës AstraZeneca që nuk mund të përdoren pasi vaksina ende nuk është miratuar për përdorim në SHBA, ndërsa vendet evropiane përpiqen të sigurojnë doza të mjaftueshme për popullatën e rrezikuar
Të enjten një grup prej 59 ligjvënësish demokratë të shtetit të Nju Jorkut kërkuan dorëheqjen e zotit Cuomo.
Që kur e deklaroi koronavirusin si pandemi, Organizata Botërore e Shëndetësisë po përballet me kritika për gabimet përgjatë rrugës, ndërsa po përpiqet të ushtrojë autoritetin moral në botë.
Presidenti Biden ka bërë përparime të mëdha për një numër premtimesh ndërsa mbetet ende punë për të përmbushur premtime të tjera që kërkojnë veprim
Në një deklaratë nga kompania “Facebook” thuhet se duke filluar nga dita e enjte “të gjitha reklamat elektorale dhe politike në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar dhe të identifikojnë burimin duke theksuar se janë “Të paguara nga…"”.
Kjo është goditja më e fundit ndaj Guvernatorit të Nju Jorkut Adrew Cuomo, i cili ndodhet mes dy skandalesh, një që lidhet me vdekjet në shtëpitë e të moshuarve dhe tjetri me akuza për ngacmime seksuale nga ana e tij.
Sipas inspektorit ligjor, zonja Chao kishte përdorur stafin dhe zyrën për nevoja personale dhe për të reklamuar kompaninë e transportit në pronësi të babait dhe motrave të saj.
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve miratuan një projektligj që trajton pothuajse çdo aspekt të procesit elektoral dhe synon heqjen e pengesave në ushtrimin e votës.
OBSH paralajmëron se situata kërkon një vëmendje më të madhe ndaj protokolleve bazë, si masat për të parandaluar shfaqjen e varianteve të reja, shtimin e testimeve, izolimin e të infektuarve dhe përpjekje për të përshpejtuar vaksinimet.
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo kërkoi sërish falje të mërkurën, duke thënë se ai “mori një mësim të rëndësishëm” lidhur me sjelljen e tij ndaj grave, por shtoi se do të vazhdonte të qëndronte në detyrë.
Agjencia e zbulimit të brendshëm ka vënë nën vëzhgim partinë Alternativa për Gjermaninë për shkak të dyshimeve se ka shfaqur simpati për ekstremin e djathtë
Në shumë shtete po krijohet perceptimi se vaksinat nuk po shpërndahen në mënyrë të drejtë
Zonja Harris tha se çdo brez merr në dorë stafetën dhe ka për detyrë të kontribuojë ndaj kësaj historie.
Pas një beteje të gjatë ligjore, prokurori i Manhatanit ka marrë nga zyra e kontabilitetit që përfaqësonte zotin Trump dokumentat fiskale për tetë vjet aktivitet biznesi.
Me premtimin për kthim gradual në normalitet tani që shumë vende kanë filluar fushatat e vaksinimit, po ndizet debate për pasaportat e vaksinimit
Testimi i vaksinës në më shumë se gjysmë milioni njerëz konfirmon se ajo është shumë efektive në parandalimin e rasteve serioze ose vdekjes, edhe vetëm pas një doze
BE njoftoi se do të blejë 300 milionë doza shtesë të vaksinës Moderna dhe se po shton edhe 250 milionë dollarë shtesë për përpjekjet për të luftuar variantet e reja të koronavirusit.
Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), hapi qednrat e saj të para të vaksinimit masiv kundër Covid-19 të martën, në Los Anxhelos dhe Oakland
Që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Joe Biden ka telefonuar 12 herë udhëheqësit botërorë, duke rikthyer ritualin standard të zyrës.
Një e katërta e profesionistëve të rinj francezë nuk mund të gjejnë punë dhe shumë studentë qëndrojnë në radhë për ushqim apo marrin ndihmë psikologjike.
Ngarko më shumë