Hetuesit federalë ekzekutuan të mërkurën urdhra kontrolli në rezidencën dhe zyrën e zotit Rudy Giuliani, nën hetim prej disa vitesh për marrëdhëniet e tij të biznesit në Ukrainë.
Një gjykatë e Moskës vendosi të kufizojë aktivitetet e një organizate të themeluar nga udhëheqësi i opozitës ruse që ndodhet në burg, në pritje të një vendimi nëse ajo duhet të shpallet e paligjshme si një grup ekstremist
Komentet e Zarifit mund të ndikojnë gjithshatu edhe tek bisedimet e Vjenës që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje që Teherani dhe Uashingtoni të kthehen tek marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë botërore.
Një vështrim i trajtimeve që janë në horizont dhe opsioneve të mundshme në të ardhmen
Propozimi përballet me një betejë të ashpër në Senat, ku kontrolli i ngushtë i demokratëve nuk do të jetë i mjaftueshëm për të kapërcyer kundërshtimin e fortë të republikanëve
Këshilltari i lartë i NASA-s për klimën, Gavin Schmidt paralajmëron se ndryshimi i klimës po ndikon tani tek intensiteti i uraganëve, zjarreve dhe niveli i detit
Futbollistët e 12 klubeve sportive që po krijojnë Supërligën e tyre mund të ndalohen të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të futbollit të këtij vit dhe Botërorin e vitit që vjen, tha të hënën Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin.
SHBA është tronditur nga disa incidente me armë zjarri, më i fundit në një objekt të kompanisë FedEx në Indianapolis, ku si pasojë u vranë tetë persona.
Të dhënat e regjistruara nga Universiteti Johns Hopkins, vijnë mes pengesave të përsëritura në fushatën e vaksinimit në mbarë botën dhe një krize të thelluar në vende të tilla si Brazili, India dhe Franca.
Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, një ndër rrjetet e transmetimit ndërkombëtar të financuara nga qeveria amerikane, i ka kërkuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut të mos i lejojë Rusisë të vërë gjoba që mund t’i kushtojnë kësaj agjencia miliona dollarë.
82 vjeçari Bernie Madoff, financieri që u deklarua fajtor për orkestrimin e një skeme piramidale masive, vdiq në një burg federal të mërkurën.
Ushtria ukrainase thotë se një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pas një sulmi me artileri të dielën nga rebelët separatisë të mbështetur nga Rusia, ndërsa thellohen ndjeshëm armiqësitë në pjesën lindore të Ukrainës.
Kreu i programit bërthamor civil të Iranit e ka quajtur avarinë e rrjetit elektrik në objektin bërthamor Natanz, “terrorizëm bërthamor”.
Efikasiteti i një vaksine Sinovac në parandalimin e infeksioneve simptomatike u zbulua të ishte deri në 50.4% nga studiuesit në Brazil, afër pragut prej 50% në të cilin ekspertët e shëndetit thonë se një vaksinë është e dobishme
Prokurorët bënë publike komunikime private që ka gjasa ta vënë në pozitë të vështirë agjencinë e OKB-së për shëndetësinë
FMN-ja parashikon që gjatë vitit 2022, rritja ekonomike ndërkombëtare do të jetë më e vogël 4.4%, por gjithsesi më e lartë nga parashikimi me 4.2% që u bë në muajin janar.
Qeveria e vendit do të vërë në provë gjithashtu edhe pasaportat e vaksinave, një lëvizje e debatueshme
Debati në disa vende se kush mund të marrë vaksinën ka ngritur shqetësime për besueshmërinë e saj
Presidenti Joe Biden ka qenë nën presion për të garantuar më shumë transparencë lidhur me situatën në kufi në kushtet kur javët e fundit kanë hyrë në vend nga Meksika me mijëra fëmijë e familje migrantësh.
Administrata synon miratimit të një ferme të madhe me erë në brigjet e shtetit të Nju Xhërsit për të prodhuar energji elektrike për më shumë se 10 milion shtëpi në të gjithë vendin deri në vitin 2030
Ngarko më shumë