Të ejten, disa orë para betimit, Garland sinjalizoi në fjalimin e tij të parë para personelit të Departamentit të Drejtësisë, se departamenti do të kthehej në traditat e tij normale larg sferës politike.
Presidenti Biden tha gjithashtu të martën në Shtëpinë e Bardhë se administrata e tij po vazhdon përpjekjet për të përshpejtuar prodhimin e vaksinës me një dozë të vetme të kompanisë Johnson & Johnson.
Në një letër të dielën drejtuar kryetarit të grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, Kryeministri Viktor Orban dënoi propozimin e së premtes për të lejuar përjashtimin e tërësishëm të një partie të qendrës së djathtë nga EPP
Presidenti u pyet nga gazetarët gjatë vizitës në Teksas lidhur me mesazhin pasi forcat amerikane sulmuan nga ajri objekte ushtarake siriane që financohen nga Teherani.
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalni është dërguar në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin, tha avokati i tij të enjten, një veprim që vjen pavarësisht një kërkese për lirimin e tij nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Presidenti Joe Biden tha të enjten se po rritet ritmi i imunizimit të amerikanëve kundër Covid-19 nga administrata e tij, duke theksuar se që kur ai mori detyrën në janar janë bërë 50 milionë vaksinime.
Në vendimin e gjykatësit Tipton nuk kërkohet rifillimi i dëbimeve me ritmin e tyre të mëparshëm
Jugu amerikan përballet me sfidën e pastrimit dhe riparimeve të kushtueshme pas disa ditësh të ftohti ekstrem dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike
Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për sigurinë kibernetike pas ndërhyrjes që dyshohet se u bë nga hakerët rusë
CDC-ja publikoi planin e saj të shumëpritur për rikthimin e nxënësve në bankat e shkollave
Zyrtarët thonë se ia atribuojnë këtë rënie fillimit të vaksinimeve, fashitjes së valës pas festave dhe parandalimit më të mirë, ndër arsyet e tjera
Autoritetet ruse komentuan me indiferencë të mërkurën për tubimet masive ndaj burgimit të kundërshtarit numër një të Kremlinit
Në kushtet e izolimeve dhe bllokimeve si rezultat i pandemisë, fëmijët po kalojnë më shumë kohë në shtëpi dhe sigurisht një pjesë të madhe të kohës duke u argëtuar me lojëra elektronike
Grupet e të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për bojkotimin e lojërave olimpike me mikpritëse Kinën
Vaksina mbi të cilën po punon Novavax është e pesta që arrin në fazën përfundimtare të testimit.
Firma e njohur amerikane e sigurisë kibernetike tha se hakerët e një qeverie të huaj me "aftësi të klasit botëror" hynë në rrjetin e saj dhe vodhën programe që ajo i përdor për mbrojtjen e mijëra klientëve, që përfshijnë agjenci federale, shtetërore dhe lokale si dhe korporata globale
Pa dhënë detaje, Pentagoni tha në një deklaratë të shkurtër se shumica e trupave amerikane dhe njësive në Somali do të tërhiqen në fillim të vitit 2021
Sulmet kibernetike janë përqëndruar ndaj institucioneve të kujdesit shëndetësor në një periudhë mbingarkese nga COVID-19
Presidenti i zgjedhur Joe Biden po i bën thirrje Kongresit të miratojë miliarda dollarë ndihmë emergjente për COVID-19n para fundit të vitit
Presidenti ka fituar në shtetin e betejës elektorale Karolina e Veriut përballë rivalit demokrat Joe Biden
Ngarko më shumë