Donald Rumsfeld, i cili shërbeu dy herë si sekretar i mbrojtjes si dhe konkurroi si kandidat për president i Shteteve të Bashkuara, u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Gjermania dhe Italia të mërkurën i shpallën të përfunduara misionet e tyre në Afganistan dhe trupat e fundit të Polonisë u kthyen në vend, duke i dhënë fund pa bujë angazhimit të tyre, gati 20 vjet pas arritjes së ushtarëve të parë perëndimorë në këtë rajon.
Gjykata e Lartë arriti në përfundimin se qeveria mund të ndalojë për një kohë të pacaktuar disa imigrantë që thonë se do të përballen me persekutim ose torturë nëse dëbohen
Është hera e parë që ministrat e jashtëm takohen personalisht për bisedime në qytetin Matera që nga viti 2019
Paditë anti-monopol ishin paraqitur nga Komisioni Federal i Tregtisë dhe një numër prokurorësh të përgjithshëm të shteteve amerikane
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid u takuan në Romë të dielën, ndërkohë që qeveritë përkatëse përpiqen të hapin një kapitull të ri.
Numri i viktimave kishte arritur në nëntë. dhe më shumë se 150 vetë ende figurojnë të pagjetur pas shembjes së ndërtesës me 12 kate në orët e para të së enjtes.
Prokurorët në Manhatan po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave penale ndaj organizatës së ish-Presidentit Trump, pas një hetimi të gjatë lidhur me transaksionet e tij të biznesit.
Emigrantët janë shtuar në kufirin amerikan, ndërsa Presidenti Biden ka adoptuar një përqasje që ai e quan më humane se ajo e ish-Presidentit Trump
Dhjetëra vetë figurojnë të humbur dhe besohet se kanë gjetur vdekjen nën rrënojat e një kompleks ibanimi pranë Majamit të Floridës që u shemb pjesërisht të enjten në mëngjes.
Ekspertët thonë se varianti “Delta” përhapet më lehtë për shkak të mutacioneve që e bëjnë të futet më mirë në qelizat e trupave tanë.
Zëvendës Presidentja amerikane Kamala Harris do të vizitojë për herë të parë që nga ardhja e saj në detyrë kufirin amerikan me Meksikën
Kjo është hera e parë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë që Moska thotë se ka përdorur municion real për të parandaluar një anije luftarake të NATO-s.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme”.
Komisioni i ri vjen pasi republikanët e Senatit bllokuan projektligjin për krijimin një komisioni dypartiak, të pavarur për të hetuar sulmin nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump në Kapitol.
Dështimi i detyron demokratët të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në lidhje me përparësitë e tyre kryesore legjislative në Senatin e ndarë.
Propozimi nxorri edhe një herë në pah fuqinë e taktikës së bllokimit të votës në Senat përmes fjalimeve të gjata që përdorën republikanët të martën. .
Sanksionet vënë në shenjestër zyrtarë të lartë në Bjellorusi për devijimin nga itinerari të një avioni pasagjerësh që po udhëtonte në maj mes dy vendesh anëtare të BE-së, si dhe për shtypjen e rivalëve politikë dhe të drejtave bazë.
Anëtarët e gjykatës, me një votim 7-2 të enjten, e lanë të paprekur ligjin duke vendosur se Teksasi dhe disa shtete të tjera të qeverisura nga republikanët, si dhe dy individë, nuk kishin të drejtë ta ngrinin padinë e tyre në gjykatën federale.
Kompjuterat kuantikë përdorin grimca më të vogla se atomi për të kapërcyer kufizimet e fizikës tradicionale dhe për të kryer përllogaritje me shpejtësi shumë më të lartë se edhe superkompjuterat më të shpejtë ekzistues.
Ngarko më shumë