Ish-presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi tha se Europa ka nevojë për vendime me ndikim afatgjatë, por qeveritë po reagojnë më shumë si kabinete afatshkurtra, duke mbajtur sytë tek votimet dhe zgjedhjet e radhës.
Mënyrat më të përshtatshme për t'u përballur me ekstremizmin dhe terrorizmin
Intervistë me Ministrin e Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Damian Gjiknuri
Intervistë me administratorin e kompanisë OSHEE, Ardian Çela
Tregtarët presin që inspektorët e tatimeve të kontrollojnë më thellë bizneset e mëdha, sepse ata i shmangin taksat, duke shfrytëzuar lidhjet me zyrtarë të administratës shtetërore.
“Drejtësia për fëmijët do të ndihmojë shumë prej tyre të luftojnë varfërinë dhe përjashtimin si dhe do të sjellë efekte pozitive në jetën e tyre” - thotë përfaqësuesja e UNICEF-it në Tiranë, Antonela Skolamiero.
Nuk është krijuar regjistri koncensionar dhe nuk janë përcakuar rregullat e këtyre proceseve.
Komisionet e parlamentit pritet të marrin në shqyrtim rishikimin e buxhetit. Opozita mendon se ulja e të ardhurave të buxhetit dëshmoi se qeveria nuk mblodhi dot taksat e reja, që u rritën vitin e kaluar pa asnjë stimul fiskal.
Studiuesit pohuan se qeveritë e Ballkanit duhet ta zgjidhin çështjen e azil-kërkuesve, sepse është një pengesë e madhe në procesin e integrimit dhe një dëmtim i rëndë imazhi për vendet kandidate.
Avokati i Popullit ka rekomanduar marrjen e masave shumëplanëshe nga një seri institucionesh, që t'u sigurohen kushte minimale jetese në atdheun e tyre, përndryshe riatdhesimi nuk do të japë rezultat.
Avioni ngarkoi në Sevaster të Vlorës 120 kg marijuanë. Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha, tha se këto akte mafioze bëhen me lejen e qeverisë dhe në bashkëpunim me të.
Partia Demokratike tha se qeveria nuk po punon për të gjetur zgjidhje, për të hapur vende pune, por po harxhon energji duke kërkuar justifikime.
Gjatë gushtit shkatërrimi i bimëve narkotike, sipas statistikave nga policia, arriti një rekord të ri, që sipas analistëve, tregon shtimin e kultivimit të saj, por edhe arrestimet janë të pakta.
Sistemi i drejtësisë shqiptare vlerësohet si më i korruptuari dhe më problematiku në institucionet e vendit.
Studiuesit besojnë se informaliteti dhe korrupsioni grabitin gjysmën e fitimeve të ekonomisë. Ata pohojnë se krahas lidhjeve klienteliste e politike, inspektorët e tatimeve punojnë edhe si konsulentë të firmave se si t'i shkelin ligjet.
Reagojnë përfaqësues nga qarqet e biznesit. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, deklaroi se shkelësit duhen ndëshkuar, por pa krijuar panik në klimën e biznesit vendas.
Mazniku: "Tirana tani është 25 herë më e madhe, por bashkia e re është angazhuar që të ofrojë shërbime të njëtrajtshme në të gjithë territorin pa lënë mënjanë asnjë periferi".
Janë gjetur 900 punëtorë pa sigurime shoqërore dhe 1800 të tjerë pa kontrata pune individuale. Po ashtu janë zbuluar edhe 300 subjekte pa licensë.
Ministrja e arsimit, Lindita Nikolla shprehu keqardhjen për qëndrimin e Presidentit Nishani, duke e quajtur si “një reagim aspak mbi palët” dhe shprehu zhgënjim se “presidenti u bë palë me opozitën”.
Me 61 bashkitë e reja janë bashkuar qindra njësi të vogla, por ekspertët pohojnë ligjet e pushtetit vendor nuk janë të plota.
Ngarko më shumë