OSBE-ja ftoi institucionet e të drejtave njerëzore të bashkëpunojnë nga afër për të mbrojtur qytetarët nga shkeljet.
Përfaqësuesi i OSBE-së, ambasadori Bernd Borshard tha se masat kundër shpifjes në Kodin Civil janë të mjaftueshme.
Në periferi të Tiranës u zhvillua të dielën protesta e banorëve kundër shembjes së dhjetëra banesa për ndërtimin e Unazës së Re. Kjo është dita e 14-të e protestave të tyre.
Banorët dyshojnë se po bëhen viktimë e planeve korruptive të fshehta për biznese private, prapa fasadës së zgjerimit të një rruge.
Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e dialogut mes qytetarëve dhe autoriteteve, që "të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive".
Pas ceremonisë së pritjes në aeroport, arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar u përcoll pranë Akademisë së Shkencave dhe u rivarros në kodrat e Liqenit Artificial
Protestuesit u kërkuan institucioneve të mos nxirren në rrugë në prag të dimrit, pa u dëmshpërblyer më parë për banesat e tyre
"Ky është buxheti i rritjes së pagave të mësuesve" tha ministrja e arsimit, Lindita Nikolla.
Afro 10 për qind e popullatës në Shqipëri vuan nga diabeti dhe sëmundja po përhapet me shpejtësi.
Vëzhgues të jetës politike vlerësojnë se vendi ka hyrë papritur në një krizë konstitucionale.
Në Tiranë, shkrimtari Arbër Ahmetaj botoi një libër të ri, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e qarqeve artistike për kujdesin ndaj temave të grave e vajzave shqiptare.
Studiues, zyrtarë dhe diplomatë pohuan se megjithë vlerat e rralla të Shqipërisë, si toleranca fetare, masa shtesë nevojiten për t’u përballur me sfidën e ekstremizmit
Një studim nga shoqata "Together for Life” bëri të ditur se pjesa dërrmuese e doktorëve e renditin veten tek grupi më i keqpaguar dhe theksojnë se e ardhmja në Shqipëri nuk është e sigurtë.
Studiuesit thanë se pasojat e këtyre krimeve ende ndihen në shoqërinë shqiptare, ku vazhdon indoktrimi dhe diskriminimi.
Bashkëpunimin e afërt të agjencive ndërkombëtare me Shqipërinë në luftën reale kundër krimit të organizuar analistët e shohin si mënyrën kryesore që të shmangen presionet e botës së krimit ndaj zyrtarëve shqiptarë.
Gjatë mandatit si ministër i punëve të brendshme, zoti Xhafaj u kritikua nga opozita për shkak të dënimit, që kishte marrë në Itali vëllai i tij Agron Xhafaj.
Në Tiranë, po zhvillohen “Ditët e Kujtesës”, një seri veprimtarish për të kujtuar dhe ndriçuar krimet e diktaturës komuniste.
Partia demokratike e opozitës ka disa javë që nuk merr pjesë në punimet e parlamentit.
Në Tiranë, u nderua sot me një botim të ri dijetari i njohur shqiptar Mit'hat Frashëri
Ngarko më shumë