Trupat amerikane janë vendosur në 5 baza ushtarake të Shqipërisë, baza tokësore, detare dhe ajrore qysh nga 26 prilli.
“Duam mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar për të hapur rrugën e analizës, zgjedhje të jashtëzakonshme, me një garë të drejtë, të hapur e demokratike për strukturat e reja drejtuese të Partisë” - shkruan grupi i demokratëve.
Sipas analistëve, në shkallë kombëtare socialistët morën më shumë vota kundër, por fituan më shumë mandate, ndërsa demokratët nuk i shndërruan dot në mandate votat e shtuara, që iu besuan qytetarët.
“U mbushën 72 orë nga ngjarja tragjike e Elbasanit dhe prokuroria ende nuk ka dhënë një version zyrtar për të. Prokuroria dhe policia nuk po zbardhin ngjarjen, por po e shtyjnë pas zgjedhjeve” - tha presidenti Meta.
Mziu: “Kemi ngritur grupet e gatshme. mjafton një telefonatë dhe...". Reagojnë ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama.
“Gjithçka është gati. Erdhën fletët e votimit dhe janë gati qendrat e votimit, si dhe gjithë pajsijet e tjera. Procesi i votimit është e pamundur të bllokohet, po ashtu as numërimi i votave” - tha kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi.
Intervistë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë, Gjeneral Majo Bajram Begaj.
Shkullaku: "Ne jemi gazetarë dhe nuk e tregojmë burimin. Hetimi duhet të zbulojë kush po abuzon me të dhënat private të kryeqytetasve, dhe jo se nga e siguruan lajmin gazetarët".
Materialet e gatshme mediatike cënuan rëndë lirinë e medias dhe profesionalizmin e gazetarëve, duke shkelur parimet themelore të paanshmërisë, verifikimit dhe saktësisë së lajmit, pohuan përfaqësues të komunitetit të medias.
Mbi 90 për qind e të rinjve pranojnë se e kanë menduar seriozisht largimin nga Shqipëria. Papunësia dhe pagat e ulëta janë për pjesën më të madhe të tyre dy faktorët kryesorë që i nxitin të largohen nga vendi.
Psikologët kërkojnë mekanizëm në ndihmë të shëndetit mendor, i cili t'u japë ndihmë fëmijëve dhe nëvave në kushtet e dhunës në familje.
"Kontrolli i veprimtarive të ndaluara të zyrtarëve qendrorë dhe vendorë nga KQZ rrezikon të kthehet në një “mision të pamundur”, - tha Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike.
Mbi 75 për qind e bizneseve të anketuara pohuan se kanë fare pak ose aspak besim në mbajtjen e premtimeve të reja. Komentojnë studiuesit e ekonomisë Gjergj Buxhuku dhe Zef Preçi.
Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një letër publike SPAK-ut dhe prokurorisë së kryeqytetit, KQZ-së dhe OSBE-së si dhe ambasadave të shteteve perëndimore.
Shqipëria ka vaksinuar deri tani afro 257 mijë banorë, ose rreth 1/ 6 e numrit të përgjithshëm të banorëve të vet.
Në një kontenier me fruta nga Ekuadori u gjetën mbi 140 kg kokainë. Një javë më parë policia gjeti një ngarkesë të fshehur po në një ngarkesë me fruta.
"Kosova ka për herë të parë një qeveri të qëndrueshme me një mandat të qartë nga vota e qytetarëve, dhe kjo është një përparësi e qeverisë Kurti në dialogun me Serbinë" - tha zoti Surroi.
Shëndetësia është fusha më e rëndësishme për t’u vëzhguar për shkak të pandemisë Covid-19, si edhe për faktin se është një nga sektorët më shumë të ekspozuar ndaj korrupsionit në Shqipëri.
Ekspertët e Institutit për Studime Publike e Ligjore pohojnë se financimi i partive politike trajtohet me ndëshkime shtesë në Kodin e ri Zgjedhor dhe mbetet për t'u parë këtë muaj të fushatës zbatimi i tij.
“Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Europë” - tha studiuesi Elez Biberaj.
Ngarko më shumë