Ish kryetari Berisha ftoi përkrahësit, që të rrëzonin zotin Basha nga kreu i Partisë Demokratike, por zoti Basha tha se nuk do të lejonte që PD të përdoret si mburojë për çështjet personale të zotit Berisha me SHBA-të.
Përfaqësuesja e Qendrës Europiane për Liri të Medias dhe Shtypit, Flutura Kusari, thotë se gjendja e gazetarëve në Shqipëri është vërtet e keqe dhe një nga më të rëndat në Europë.
Urdhër arresti për Klodian Zoton, pronar i Integrated Technology Services, kompani e cila ka aksione dhe në inceneratorin e Fierit, dhe për Stela Gugallën, pronare e kompanisë që ka inceneratorin e Elbasanit. Të dy janë shpallur në kërkim.
Luigj Ndou i ICMP, tha se nevojiten masa bashkërenduese të një serie institucionesh për ta kryer këtë proces sa më parë, sepse janë duke vdekur edhe pasardhësit e të zhdukurve nga regjimi komunist.
Zoti Krasniqi thotë se PD përballet me sfidën për të bërë veting brenda saj, sepse nuk mundet që individë me dosje kriminale e korruptive, në raport SHBA-të dhe me sistemin gjyqësor vendas të vazhdojnë të mbajnë peng strukturën vendimmarrëse të kësaj partie.
Sipas presidencës, Gjykata Kushtetuese nuk e përmbushi misionin e saj sublim, por qëllimisht vendosi të qëndrojë mënjanë, e la çështjen të pazgjidhur.
Qerim Vrioni me punë këmbëngulëse i është përkushtuar zbulimit të veprave dhe studimit të autorëve të shquar nga historia e fotografisë shqiptare.
Gjatë këtij viti 10 persona humbën jetën nga HIV / AIDS, 5 nga të cilët u përkitnin rasteve të reja, e mes tyre edhe një fëmijë e mitur 5 muajsh, që u diagnostikua me HIV pas vdekjes.
“Është e pafalshme që 30 vite pas rënies së diktaturës komuniste të glorifikohet figura e Enver Hoxhës. Shoqëria duhej të protestonte ndaj çdo forme glorifikimi të së shkuarës” - thotë Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.
Shumica e të intervistuarve deklaruan se burokracia, informaliteti dhe korrupsioni janë pengesat kryesore për ri-integrimin e tyre në tregun e punës.
Veprimtaret pohojnë se megjithë numrin në rritje të denoncimeve, përsëri ka në shoqëri shumë gra e vajza të tjera, që nuk guxojnë të denoncojnë nga frika e humbjes së jetës, e humbjes së familjes, pasurisë dhe të banesës.
Rektori i Universitetit, Ethem Ruka, vlerësoi se “profesor Luarasi la si trashëgim botime të rendësishme për historinë e shtetit dhe së drejtës, la një shkollë elitare të drejtësisë dhe gjurmë të thella në shumë breza juristësh”.
Presidenti Meta deklaroi se shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 ia kërkoi kryetari i Partisë Demokratike. Polemikat mes tyre nisën pas intervistës për Zërin e Amerikës të zotit Basha.
Studiuesit theksuan se nga një shoqëri e korruptuar del edhe një mendim i korruptuar, ndaj rrugëdalja është angazhimi i drejtpërdrejtë i të rinjve të pakompromentuar në jetën politike.
"Vrasja e fëmijës në Fier nga fqinji i tij dëshmon krizën ku janë zhytur familja, shkolla dhe shteti shqiptar, të cilët nuk reagojnë në kohën e duhur, sepse nuk studiojnë përshkallëzimin e dhunës në shoqëri për ta parandaluar atë" - thotë sociologu Gëzim Tushi.
Këtë vit u shënua 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, të cilat vlerësohen si shumë të mira në shumë fusha, falë partneritetit strategjik dypalësh si dhe bashkëpunimit euro-atlantik.
Vëllimi përmban letra nga Rilindja Kombëtare deri në shpalljen e Pavarësisë, nga koha kur ishte kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, drejtuar pjesëmarrësve në të, si Presidenti amerikan Wilson dhe figura të tjera.
Afro 70 për qind e të anketuarve pohuan se programet televizive, që përhapin gjuhë të urrejtjes, janë debatet politike, ndërsa motivet e kësaj gjuhe urrejtjeje janë varfëria, statusi social, opinioni politik dhe paraqitja fizike.
Anëtarja e Kongresit Amerikan, Elissa Slotkin, thotë në një intervistë për "Zërin e Amerikës" gjatë një vizite në Shqipëri, se demokratë dhe republikanë duhet të shtojnë presionin, që afganët e strehuar në disa shtete mike të udhëtojnë drejt SHBA-ve.
Libri trajton marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri - Kosovë në tre vitet e fundit, si dhe raportet e tyre me Serbinë, SHBA-të dhe BE-në.
Ngarko më shumë