Ajo erdhi në Shqipëri më 1 prill për të rindërtuar një jetë të re së bashku me dhunuesin, por ai rinisi një dhunë shumë herë më të madhe se sa në Gjermani.
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, përmendi dhimbjet e mëdha, që sollën aksidenti hekurudhor në Greqi, tërmeti në Turqi dhe lufta e ashpër në Ukrainë.
OSBE/ODIHR ka angazhuar mbi 300 vëzhgues afatshkurtër për zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa aktualisht kanë ardhur 13 ekspertë ndërkombëtarë dhe 24 vëzhgues afatgjatë.
Forcat kryesore politike vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për korrupsion dhe shpërdorim pushteti, duke fajësuar njëra tjetrën për keqqeverisje.
Intervistë me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar për Shqipërinë, John Fluharty
Dhoma Amerikane, Gjermane, Franceze dhe Italiane kërkojnë në deklaratën e përbashkët një strategji investimesh si luftë kundër korrupsionit. Komentojnë studiuesit e ekonomisë Ornela Liperi dhe Zef Preçi
Dhoma Amerikane, Gjermane, Franceze dhe Italiane kërkojnë në deklaratën e përbashkët një strategji investimesh si luftë kundër korrupsionit. Komentojnë studiuesit e ekonomisë Ornela Liperi dhe Zef Preçi.
Meshën e Pashkës në Katedralen e Shën Palit e drejtoi Arqipeshkvi Mitropolit, Imzot Arjan Dodaj, i cili uroi besimtarët përmes ceremonive të posaçme.
Tema kryesore të disinformimit janë lufta në Ukrainë, tensionet Kosovë - Serbi, ndikimi rus në politikëbërje, sulmet kibernetike, shkrimet anti-BE dhe anti-NATO si dhe Ballkani i Hapur.
Drejtuesi i Partisë Demokratike të opozitës, Enkelejd Alibeaj, tha se Kuvendi ka tani rastin më të mirë që të miratojë një ligj për lustracionin, duke e ndarë shtetin dhe shoqërinë nga e kaluara diktatoriale.
Autoritetet më të larta të shtetit reaguan pas vrasjes duke kërkuar ndriçimin sa më të shpejtë të saj dhe vënien e autorëve para drejtësisë.
Një ditë më parë, PS rikandidoi në Tiranë për një mandat të tretë Erjon Veliajn, drejtuesin aktual të bashkisë
PS rikandidoi treçerekun e kryebashkiakëve aktualë, ndërsa opozita ende diskuton kandidaturat dhe format e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore
Albana, një nga gratë e dhunuara, tregon historinë e saj për Zërin e Amerikës dhe bën thirrje vajzave e grave ta denoncojnë sa më parë dhunën dhe të largohen shpejt nga dhunuesit.
Listat e kandidatëve për kryebashkiakë mbyllen në fundjavë nga partitë më të mëdha.
Në raport thuhet se “praktikat e 'tenderave sekretë' dhe lejimi i institucioneve publike të kontraktojnë kompani pa tender publik mund të gërryejnë besimin e publikut tek institucionet dhe dëmtojnë qeverisjen e mirë dhe demokracinë”.
“Në Europën lindore dhe në Ballkanin perëndimor nuk mund të flitet për ndonjë demokraci cilësore në dy dekadat e fundit”, tha akademiku Wolfgang Merkel.
"Gazetarët tregojnë presionet e shumta që përballin në punën e tyre gjatë raportimit. OSBE mbështet mediat në përmbushjen e standarteve e etikës profesionale, për të informuar saktë mbi ecurinë e fushatave", tha ambasadori De Sanctis.
Nga ana tjetër, KAS rrëzoi kërkesën ish kryeministrit Sali Berisha për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore si përfaqësues i një subjekti zgjedhor.
Veprimtarët mendojnë se shoqëria shqiptare po humb aftësitë reaguese përmes sindikatave, grupimeve profesionale dhe prindërore për të protesuar në një larmi formash që nga veprat e artit e deri tek mbështetja më e fortë mes njëri tjetrit.
Ngarko më shumë