Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha të enjten se vazhdimi i mospajtimeve rreth tarifave ndaj Serbisë, mund të çojë në zhvillime tjera duke lënë ta hapur edhe mundësinë e rrëzimit të qeverisë së tij.
Pas grevës në sistemin arsimor publik në Kosovë, që tashmë ka hyrë në javën e tretë, tashmë edhe punonjësit e administratës publike filluan grevat paralajmëruese me kërkesa për rritje pagash.
Procesi gjyqësor në rastin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që paraqet një nga rastet më të mëdha në Kosovë u shty për në muajin mars.
Ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje të premten për heqjen e tarifave ndaj Serbisë, duke paralajmëruar pasoja në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet e drejtësisë në Kosovë thanë se aktualisht mbi 200 mijë lëndë të pazgjidhura presin të trajtohen nga gjykatat gjithandej vendit.
Ndërsa ekspertët e arsimit paralajmërojnë për pasojat e kësaj greve te nxënësit, sindikalistët thonë se greva nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesat e tyre.
Një piktore e re në moshë por shumë e veçantë, e cila punimet e saj i realizon në materiale të ndryshme
Shumica prej të mbijetuarave të kësaj dhune vazhdojnë të përballen me probleme shëndetësore që nga koha e luftës.
Ajo tashmë do të përfshijë edhe kompanitë ndërkombëtare që furnizojnë Kosovën përmes Serbisë
Në Kosovë, po kremtohen Krishtlindjet me urimet për mbarësi, paqe e mirëkuptim ndërmjet njerëzve
Letra mban datën 14 dhjetor, që është data e njëjtë kur një letër me përmbajtje të ngjashme presidenti amerikan i dërgoi edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Qeveria ende nuk ka komentuar letrën e cila mund të jetë temë diskutimesh në takimin e së hënës në Bruksel me Bashkimin Evropian lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Miratimi i ligjeve nga parlamenti i Kosovës që i hapin rrugë themelimit të ushtrisë, u prit me zemërim në veriun e vendit dhe kremtime në Prishtinë
Organizatat që merren me mbikëqyrjen e sistemit të drejtësisë thanë të mërkurën se ky sistem ka nevojë të kalojë sa më parë procesin e vetingut ashtu që të kthehet besimi i njerëzve në shtet të së drejtës.
Përfaqësues të organizatave që merren me këto drejta kërkuan angazhim të institucioneve në respektimin e të drejtave të njeriut, me theks të posaçëm te viktimat dhe të mbijetuarit e luftës në Kosovë.
Komentet pasuan mbështetjen që ambasadori amerikan në Kosovë u dha këtyre planeve, në të njëjtën ditë kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, paralajmëroi pasoja për Kosovën nëse ajo vazhdon me planet për votimin e ushtrisë.
Serbët kundërshtojnë tarifën me 100 përqind ndaj importeve nga Serbia
Në kampin e trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Bondsteel, u mbajt të shtunën ceremonia e kalimit të komandës
Lumturie Muhadri, ka hyrë në një fushë ku mbizotërojnë meshkujt
Në Prishtinë këtë javë u hap ekspozita “Ngjyrat e shpirtit”, me gjithsej 30 piktura të realizuara nga gra të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Ngarko më shumë