Besimtarët katolikë në Tiranë u mblodhën sot në Katedralen e Shën Palit për të kremtuar Pashkën. Arkipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, imzot George Frendo, udhëhoqi ceremonitë festive. Ai tha se nën shembullin dhe porositë e Jezu Krishtit, sot Shqipërisë i nevojitet të braktisë korrupsionin, interesin personal edhe partiak, si dhe të ndihmojë qytetarët e thjeshtë. Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana.