Thaçi: Bashkësia ndërkombëtare nuk është kundër ushtrisë së Kosovës

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bëri thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të ushtrojnë trysni mbi Beogradin që të mos detyrojë deputetët serbë të kundërshtojnë themelimin e ushtrisë së Kosovës. I përballur edhe me rezervat e subjekteve politike shqiptare si dhe kundërshtimin ndërkombëtar ndaj një projektligji për ndryshimin e rolit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, presidenti Thaçi tha të hënën se komuniteti ndërkombëtarë nuk e kundërshton shndërrimin e saj në ushtri por ka vërejtje për metodologjinë e këtij shndërrimi.

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti Thaçi mbi themelimin e ushtrisë