Ndryshe nga vitet e tjera, sezoni turistik ne Durres ka filluar me heret dhe qyteti po perjeton nje mbipopullim te jashtezakonshem. Mijera turiste, vendas dhe te huaj, po ndjekin cdo mbremje koncertet e ndryshme qe organizohen ne shetitoren Taulantia. Nje pjese e mire e vizitoreve te Durresit jane te rinj nga Kosova, te cilet udhetojne me grupe te medha drejt qendres me te madhe turistike dhe historike te Shqiperise.