Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se në takimin e pritshtëm me Presidentin Donald Trump do të diskutojë mbi atë që e cilësoi si: “fitore ndaj Hamasit”, mbi luftën ndaj Iranit dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet arabe. Takimi të martën në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë vizita e parë e një udhëheqësi të huaj që kur Presidenti Trump mori detyrën.
Your browser doesn’t support HTML5
Netanyahu udhëton drejt Uashingtonit për bisedime me Presidentin Trump
Takimi mes udhëheqësve vjen në një kohë që negociatorët amerikanë dhe arabë fillojnë punën për ndërmjetësimin e fazës tjetër të marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetra pengjeve që mbahen nga militantët.
Organizata Hamas, e cila ka vepruar me shpejtësi për të rimarrë kontrollin mbi Gazë që prej arritjes së armëpushimit muajin e kaluar, ka thënë se nuk do të lirojë shumë nga pengjet e mbetura pa i dhënë fund luftës.
Zoti Netanyahu është nën trysni nga partnerët e vijës së ashpër në koalicionin qeverisës për të rinisur luftën pas përfundimit të fazës së parë të marrëveshjes në fillim të marsit.
Ai ka deklaruar se Izraeli vazhdon të jetë i angazhuar për fitore ndaj Hamasit dhe për kthimin e të gjithë personave që u morën peng gjatë sulmit të militantëve më 7 tetor 2023, veprim që shkaktoi luftën.
Është e paraqrtë se cili është qëndrimi i Presidentit Trump.
Zoti Trump ka qenë një përkrahës i vendosur ndaj Izraelit, por po ashtu është zotuar t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme dhe i ka njohur vetes meritat për ndihmën në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit. Pas marrëveshjes, që ndërpreu luftimet, është bërë e mundur lirimi i 18 pengjeve që ishin mbajtur në Gazë për mbi 15 muaj, si edhe lirimi i qindra palestinezëve që ishin burgosur nga Izraeli.