Ditari - Von der Leyen: Duhet ende punë për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës
Your browser doesn’t support HTML5
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha sot në Prishtinë se duhet ende punë për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani tha se masat janë të padrejta dhe shtoi se ato kanë dëmtuar qytetarët, si dhe procesin e dialogut me Serbinë.
Në 100 vjetorin e lindjes së françeskanit At Zef Pllumi, në qytetin e Shkodrës u mbajt sot konferenca shkencore “Frati i Kujtesës”.
Në Mal të Zi, kërkesat e partive pro-serbe dhe pro-ruse për miratimin e ligjit për agjentët e huaj shihen nga analistët si kërcënim serioz për demokracinë dhe integrimin evropian të vendit.